Çështja kurde

Konstelacioni aktual i forcave në rajon nxjerr në pah domosdonë e revidimit të traktatit të famshëm “Sykes–Picot” (marrëveshja britanike-franceze e vitit 1916 mbi Azinë e Vogël), rishqyrtimin e traktatit të Sevrit të vitit 1920 (me ç’rast u njoh shteti i pavarur kurd, ndonëse i reduktuar) dhe riravijëzimin real të hartës së shteteve në bazenin Tigër-Eufrat — Fitim Salihu

CIA Publikon Dokumentet e deklasifikuara lidhur me sulmet e 11 shtatorit

»THE Frontliner« aktualisht është duke shqyrtuar dokumentet në detaje. CIA i përshkruan ato si “një verzion i redaktuar i Zyrës Amerikane të Inteligjencës së vitit 2005 të Inspektoratit të Përgjithshëm [OIG – Office of Inspector General] Raporti mbi Agjencinë Qendrore të Inteligjencës lidhur me të gjeturat dhe konkluzionet e Raportit të Hetimit të Përbashkët në aktivitetet e Komunitetit të Inteligjencës para dhe pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001.”

Filmi s’ka kuptim pa filozofinë

Ne ia parashtruam pyetjen se cili është raporti mes kinemasë dhe filozofisë? E pyetëm se sa gjen shprehje filozofia në kinematografi? Kjo është një temë që sot gjerësisht shtjellohet nga qarqet akademike të filmit, si edhe ato të filozofisë. Për këtë pyetëm Isa Qosjen, profesor dhe regjisor, Arlind Qorin, profesor i teorive filozofike në Universitetin e Tiranës, dhe Glauk Konjufcën, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe studiues i filozofisë dhe raportit të saj me filmin — Zëri.info

Kosova e Terrorizuar — Qeveria dhe Mediet!

Policia i ekspozoi të dyshuarit duke cënuar të drejtat e tyre njerëzore të garantuara me Kushtetutë, e cila thotë se të dyshuarit ose të pandehurit në rastet penale duhet të konsiderohen dhe të trajtohen si të pafajshëm derisa të provohen fajtorë. Asnjë gjykatë nuk ka dhënë një verdikt ligjor përfundimtar për të konfirmuar terrorizmin e orientuar fetar në vend!

Kosova e Terrorizuar!

Deri më tani asnjë akt terrorist nuk është kryer në Kosovë, përveç një siç u raportua përpjekja e një punonjësi të qeverisë së Serbisë, i cili ishte kapur nga autoritetet në dhjetorin e vitit të shkuar, por për të cilin ka një terr informativ dhe konfuz — THE Frontliner

Kosovo subject to a court hearing for press freedom violation

On Wednesday May 20th, 2015, the judicial review of strategic case of Justice and the People Campaign supporting Kosovo’s independent journalist Vedat Xhymshiti against the Ministry of Interior and the Republic of Kosovo, finally started gaining its grounds. During the first hearing session, after the presentation by the court, which was set to answer to the charges by the defendant, the court invited the parties to present their arguments.

A response to Stephen Shwartz’s critical review of the KCSS report on Kosovars’ fighting in Syria and Iraq

The US Embassy only provided funding for the research for this report and in no way commissioned it or influenced the analysis, making Mr. Shwartz’s claim about reflecting administration policy inaccurate. Having been very close to the Islamic community (liberals and conservatives) mainly because of the purposes of the report, I can only say that the fact that the US Embassy has financed the research, it has already calmed the few anti-American voices within the conservative ranks of the Islamic community.

Një përgjigje e detyruar për Stephen Shwartz-in

Z. Shwartz nuk arrin ta kuptojë frymën e raportit, për të prodhuar rekomandime të qarta, të cilat do ta përfshinin komunitetin islam, si liberalët ashtu edhe konservatorët jo të dhunshëm, për ta luftuar ekstremizmin, dhe jo t’i bombardojmë ata pa dallim; çka sërish, në kontekstin e Kosovës, do të ishte në vetvete një qasje e çmendur — Shpend Kursani/THEFrontliner

Për kë bien kambanat në Maqedoni?*

Fenomeni ‘Gruevski’ është situacional: Gruevski nuk e prodhoi gjendjen aktuale, por pabarazia strukturore në linja etnike prodhoi Gruevskin. Zaten, gjithçka zanafillon me përpjekjen e lënë në gjysmë për rimodelimin e Maqedonisë. Marrëveshja e Ohrit është në diskrepancë të plotë me dinamikën e përgjithshme në Maqedoni — Salih Mehmeti

Kosova dhe Mediat e Terrorizuara — THEFrontliner.net

Gazetari Vedat Xhymshiti, së bashku me kolegen e tij, italianen fotografe Laura Aggio, kishin vendosur të takonin dëshmitarë dhe të bashkëbisedonin me thuajse të gjitha palët që ishin subjekt i zhvillimeve që llogariteshin si kërcënim për sigurinë në Kosovë, si dhe me palët të cilat kanë obligime kushtetuese për ta mbrojtur vendin nga këto kërcënime, temë kjo e cila e kishte bërë kurioz gazetarin Xhymshiti që nga viti 2013.

Putini i vogël

Megjithatë, teoritë konspirative nuk duhet hedhur poshtë, sepse, me përdorimin e logjikës dhe arsyes, njeriu në bazë të fakteve ekzistuese mund të punojë që t’i testojë argumentet mbi këto teori, dhe të vendosë se cilat mund të jenë të qëndrueshme, e cilat të paqëndrueshme.