Author Archives

Fitim Salihu

Fitim Salihu u lind më 1990. Shkollimin fillor dhe Gjimnazin e përfundoi në Gjilan, kurse Fakultetin Filozofik, Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës.
Fitimi është përkthyes artikujsh, kapitujsh e librash shqip-anglisht dhe anglisht-shqip. Ai është studiues i spikatur i marrëdhënieve ndërkombëtare, neokolonializmit dhe filozofisë së historisë.
Merret me shkrime, editoriale dhe analiza politike. Ai një kohë të gjatë udhëhoqi organizatën studentore aktiviste "Klubi Politik i Studentëve" dhe vazhdimisht merret me qytetari aktive.
Pos gjuhës amtare, flet rrjedhshëm edhe anglishten dhe mjaftueshëm edhe spanjishten e turqishten.

Mos iu prekni dashurinë! (II)

Është letërsi, ama letërsi e bazuar në realitet. Kësisoj indoktrinohej me fashizëm dekada më parë rinia italiane prej regjimit të Musolinit. Ëndrra për t’i kthyer tokat e Perandorisë Romake në shekullin XX përfundoi në katrahurë – para së gjithash – për popullin e thjeshtë italian.

Truqet sekrete të Kadaresë

Kësisoj, Kadareja ngelet i madh, sikurse në shumë aspekte të tjera artistike, në mbulesën simbolike që ia bëri asaj që rrekej ta thoshte. Por, të rrezikuarit e Kadaresë shkonte gjer tek të shkruarit e kësaj novele. Ajo do të lindte vetëm kur regjimi i vjetër po vdiste…

Çështja kurde

Konstelacioni aktual i forcave në rajon nxjerr në pah domosdonë e revidimit të traktatit të famshëm “Sykes–Picot” (marrëveshja britanike-franceze e vitit 1916 mbi Azinë e Vogël), rishqyrtimin e traktatit të Sevrit të vitit 1920 (me ç’rast u njoh shteti i pavarur kurd, ndonëse i reduktuar) dhe riravijëzimin real të hartës së shteteve në bazenin Tigër-Eufrat — Fitim Salihu

Filmi s’ka kuptim pa filozofinë

Ne ia parashtruam pyetjen se cili është raporti mes kinemasë dhe filozofisë? E pyetëm se sa gjen shprehje filozofia në kinematografi? Kjo është një temë që sot gjerësisht shtjellohet nga qarqet akademike të filmit, si edhe ato të filozofisë. Për këtë pyetëm Isa Qosjen, profesor dhe regjisor, Arlind Qorin, profesor i teorive filozofike në Universitetin e Tiranës, dhe Glauk Konjufcën, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe studiues i filozofisë dhe raportit të saj me filmin — Zëri.info

7 Shkronja

Universiteti në Kosovë, për dekada të tëra – pos që ka shërbyer në nxjerrjen e kuadrove të reja profesionale – poashtu ka qenë foleja e lëvizjeve për çlirim kombëtar dhe drejtësi shoqërore. […]