Analysis

Çmimet Politike, për Inferiorët e Gazetarisë

Nuk është e re për të vënë në dukje se politikanët kujdesen për paraqitjen e tyre në media dhe se si shtypi i raporton ata.

Nuk ka dyshim se politikanët përpiqen ta bëjnë të pamundurën për t’u siguruar që shtypi, apo gazetarët në përgjithësi, të tjerrin sa më pastër mbulimin e aktiviteteve të tyre.

Në demokracitë funksionale, roli i gazetarit është të informojë publikun në mënyrë që publiku të mund të bëjnë zgjedhje kualitative për interesin e tyre. Roli i politikanëve është i menduar të jetë për të përfaqësuar ata që i kanë zgjedhur dhe për tu siguruar që shqetësimet e elektoratit do të dëgjohen, konsiderohen, dhe kur është e përshtatshme edhe të veprohet sipas kërkesave dhe nevojave të tyre. Në një sistem të tillë politik, gazetari duhet të veprojë në emër të publikut për tu siguruar që politikanët ta bëjnë punën e tyre. Gazetari duhet të jetë një hulumtues prej vërteti, i cili i mbulon çështjet të cilat i shqetësojnë lexuesit, dëgjuesit ose shikuesit e tyre.

»Mua më vjen keq për disa prej gazetarëve, të cilët edhe mund të jenë me të drejtë gazetarët më të mirë të vitit, por në fakt ata duhej të tregonin dinjitet duke refuzuar marrjen e çmimit nga një politikan« Vedat Xhymshiti, Gazetar i Pavarur

»Mua më vjen keq për disa prej gazetarëve, të cilët edhe mund të jenë me të drejtë gazetarët më të mirë të vitit, por në fakt ata duhej të tregonin dinjitet duke refuzuar marrjen e çmimit nga një politikan« Vedat Xhymshiti, Gazetar i Pavarur

Mbulimi i mirë mund të ndihmojë për t’i mbajtur politikanët të përgjegjshëm dhe llogaridhënës, por, “mbulimi i mirë” për një politikan apo grup politikanësh, nënkupton mbulim i keq në raport me kodin etik të kualitetit profesional, pasi bie ndesh me kodin etik të gazetarisë. Duke qenë se kjo natyrë e mbulimit është e njëanshme, e pandershme dhe joetike, ajo ndikon që t’i mbaj politikanët në pushtet, duke ndikuar që votuesit të mendojnë se si të votojnë, siç [disa medie dhe gazetarë!] e kanë mbajtur në pushtet një grup politikanësh, të cilët janë dokumentueshëm të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme tash e 17 vjet.

Meqë bota po ecën përpara, qeveritë bashkë me të, njerëzimi në vazhdimësi ka përparuar në funksionimin e demokracive dhe lirive njerëzore, “përparimet” e tilla, ngjan të jenë zhvilluar edhe në një lloj specie ‘gazetarësh’, të cilët bashkë me pushtetarët janë duke u hamendur nëse kanë ndonjë copë pushteti. Derisa dikur mund të ketë pasur një kod editorial, tanimë në shumicën e rasteve atë sikur e kanë humbur [nëse e kanë pasur ndonjëherë!] shumica e medieve në Kosovë, kjo si rezultat i varësisë financiare, lidhjeve të pronarëve apo edhe të vetë ‘gazetarëve’ me politikën ditore në vend.

Për të kuptuar marrëdhëniet midis medias dhe politikës, është e rëndësishme të shohim në dinamikat e ndryshme që mund të ekzistojnë midis një gazetari dhe një politikani, prandaj në vazhdim do të përpiqem të elaboroj shkurtimisht llojet e gazetarëve që kanë probleme etike, të tillë çfarë kemi në Kosovë. ‘Gjuetari’: është një gazetar i cili gjurmon politikanët në një mënyrë të papërkulshme, duke e ndjekur çdo gjurmë. Ky gazetar nuk heq dorë deri sa ta ketë kapur gjahun e tij. Ky gazetar nuk do t’i besoj politikanëve, edhe kur ata janë duke e thënë të vërtetën. Gjuetarit, shpesh mund t’i mungoj perspektiva dhe objektiviteti, por, kontributi i tij për të rritur të kuptuarit e publikut është i diskutueshëm. Kemi gazetarë që praktikojnë gazetari të natyrës së një veprimtarie të politikës aktive. Pastaj kemi gazetarë të cilët e kanë të humbur integritetin gazetaresk që në moshë të re, i cili ka të ngjarë që publikon çdo gjë që politikani ka dëshirë. Ky lloj gazetarësh, janë pak më shumë se “një anëtar i papaguar” i ekipit të marëdhënieve publike të politikanit për të clin ata veprojnë. Por jo vetëm kaq, në Kosovë kemi edhe gazetarë të natyrës së shokut me politikanin, e këta përpiqen të miqësohen me politikanët duke mos i vënë në pikëpyetje pozitat e tyre, madje-madje, duke marrë edhe qëndrimin e atillë që politikani ka të drejtë, pavarësisht dëshmive të kundërta. Ky lloj gazetarësh, është një specie e qenieve që jetojnë me komplekse serioze inferioriteti, të thella madje, prandaj ata i shohin politikanët si superior, ky lloj gazetarësh nuk shohin në horizont, ata shohin vetëm nga poshtë lartë, dhe rrjedhimisht në një përpjekje për t’i bërë një nder politikanit, ata e humbin integritetin e tyre, kështu kanë bërë shumë gazetarë në Kosovë, por sidomos AGK, që ndryshe njihet si ‘Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës’, pra, shokët e politikës ditore.

Derisa njerëzimi përparon në zhvillimin e demokracisë duke u përpjekur ta pavarësojnë median nga politika, AGK, me sa duket nga kompleksi i inferioritetit, janë duke u përpjekur ta varësojnë median ndaj politikës, pasi dukshëm janë lehtë të manipulueshëm.

Prezenca e politikanit slloven Zamuel Zbogar në ndarjen e çmimeve për gazetarët e vitit në Prishtinë, është një shpjegim edhe më i qartë se AGK është një instrument i cili shërben si vegël e shtypjes së të drejtave të gazetarëve në vend. Çmimet dhe nderimet për veprimtari profesionale i ndajnë edhe qendrat ndërkombëtare të gazetarisë, por ato asnjëhere nuk e kanë lejuar që ato çmime të ndahen nga politikanët. Samuel Zbogar, sigurisht se nuk e ka ndarë asnjë çmim të gazetarisë në vendin prej të cilit ai vjen, pasi atje gazetarët ose organizatat të thirrura për mbrojtje të drejtave të gazetarëve nuk ua japin atë ‘kënaqësi’, sepse është joetike. Zbogar e përjetoi atë për herë të parë në Kosovë, pavarësisht pse vendi prej të cilit vjen ai, është i përfshirë në skandale serioze të shkeljes së të drejtave dhe lirive të gazetarëve. T’i kujtojmë publikut se Samuel Zbogar ka qenë minister i punëve të jashtme të Sllovenisë nga viti 2008 deri në vitin 2012, dhe vetëm ndërmjet këtyre viteve, qeveria për të cilën ka punuar ai, ka qenë e përfshirë në skandale serioze të shkeljes së lirive të shtypit:

  • a) -një gjykatë në Ljubljanë, në vitin 2009 kishte kërcënuar egzistencën e gazetës Sllovene “Dnevnik” duke urdhëruar që të mos i denonconin përfshirjen e parave të dyshimta të një tregtari Italian i njohur si Perpaolo Cerani;
  • b) -në vitin 2011, gazetarët Slloven Matej Surc dhe Blaz Zgaga, të cilët kishin shkruar një seri librash, të cilat zbuluan dhe pretenduan përfshirjen e politikanëve slloven në kontrabandën e armëve në luftërat e Ballkanit në vitet 1990, ishin kërcënuar me vdekje;
  • c) -në Janar të vitit 2010, qeveria konservatore Sllovene, kishte bërë shkarkim të paligjshëm dhe arbitrar të katër anëtarëve të bordit të mbikqyrjes së transmetuesit shtetëror ‘RTV Slovenija’, të cilët ishin emëruar për një mandat katër vjeçar nga qeveria e mëparshme social-demokratike;
  • d) -dy gazetarë nga e përditshmja “Dnevnik”, Meta Roglič dhe Peter Lovšin, janë vënë nën shpatën e hekurt të hetimeve dhe marrjeve në pyetje, pasi në mars të vitit 2013, ata kishin botuar një artikull lidhur me një krizë brenda “SOVA’s, agjencisë së inteligjencës dhe të sigurisë sllovene. Raporti i tyre ishte i qartë në interes të publikut, por pavarësisht kësaj, shteti slloven kishte vendosur të ndërmarrë masa persekutuese për gazetarët.

Mua më vjen keq për disa prej gazetarëve, të cilët edhe mund të jenë me të drejtë gazetarët më të mirë të vitit, por në fakt ata duhej të tregonin dinjitet duke refuzuar marrjen e çmimit nga një politikan, i cili ka qenë i përfshirë në natyra të kërcënimit të lirisë së shtypit edhe në vendin tonë, kujtojeni përpjekjen e tij kërcënuese ndaj gazetës ‘Koha Ditore’.

Një veprim i tillë i pranimit të çmimit nga një politikan, i ka bërë gazetarët të duken sikur ndjejnë dhe jetojnë me inferioritet të plotë ndaj politikanëve. Duket sikur ‘AGK’ nënshtrimin ndaj politikanëve e shohin si diçka të zakontë, pasi i kanë dhënë mundësinë Zbogarit të shpërlajë të zezën e tij nëpërmjet gazetarëve, identiteti i të cilëve raportohet të jetë kualitativ.

Dihet që shoqëritë e civilizuara kërkojnë gjithnjë përparim në fushën e të drejtave njerëzore, ndarjes së përgjegjësive, në një përpjekje për të fuqizuar funksionimin e demokracisë, por kjo çfarë po ndodh në Kosovë, duke e kujtuar edhe rastin e ndërhyrjes së qeverisë së SHBA-vë në vitin e shkuar, duket qartë se ne nuk jemi as demokraci e as vend i fjalës së lirë. Pra, nëse duam të zhvillohemi në fushën e demokracisë dhe lirive kolektive e individuale, duhet t’i pavarësojmë gazetarët dhe politikanët nga njëri-tjetri, nëse ne e duam demokracinë tonë të funksionoj si duhet.

‘Freedom House’ e ka cilësuar Kosovën ‘Pjesërisht të Lirë’ në raportin e tyre të vitit 2015, kjo pasi një numër i konsiderueshëm i gazetarëve në vend, janë ‘shokë’ të politikanëve, pa përjashtuar këtu edhe vetë AGK-në. Për FH-në, duket se nuk ka të bëjë me lirinë e medias fakti që zyrtarë shtetëror të gjetur fajtor për përfshirje në sulm ndaj personelit mediatik në vend, i shpëtojnë ndëshkimit ligjor. Po kështu, dukshëm mendon edhe AGK, të cilët në ceremonitë e tyre të gjoja vlerësimit të gazetarëve i ftojnë politikanët që diktojnë veprimtarinë e tyre, për të ndarë çmimet.

Në Kosovën e pasluftës janë likuiduar rreth tetë gazetar, në mesin e të cilëve 3 të huaj, dy gjerman dhe një serb. Në fund të tetorit të vitit 2015, një gazetar ishte raportuar se kishte bërë vetëvrajse në rrethana të dyshimta. Katër vite pasi Kosova kishte shpallur pavarësinë një gazetar i pavarur ishte përballur me një vrasje në tentativë. AGK, nuk ka qëndrim të qartë lidhur me krejt këtë gjendje, dhe nuk ka bërë ndonjë përpjekje për të hartuar ndonjë raport, apo për të kërkuar llogari, pasi janë shokë të politikanëve.

Nëse duam funksionim të demokracisë dhe lirive tona njerëzore dhe profesionale, a mos do të duhej të veprojmë parasegjithash, me etikë njerëzore?!

Për Pena Ime


CEREMONIA VERTIKALE E ‘SHOKËVE’ TË POLITIKËS


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s