CURRENT AFFAIRS

E ardhmja e pasigurt e Kosovës

Policia në Kosovë, të shtunën në mbrëmje i ka dëbuar protestuesit anti-qeveritarë nga sheshi kryesor i kryeqytetit në Prishtinë, pasi protestuesit e opozitës sulmuan me koktej-Molotovi ndërtesën kryesore të qeverisë së vendit, në të cilën veprojnë politikanë të dyshuar për përfshirje në krim dhe korrupsion, të mbështetur nga aleatët e tyre perëndimorë të udhëhequr nga ambasada amerikane në Dragodan, në vendin ku më shumë se 50% e popullsisë është e papunë, më shumë se 35% jetojnë nën nivelin e lejuar të varfërisë, dhe më shumë se 5% e popullsisë janë detyruar të largohen nga vendi gjatë dhjetorit të vitit 2014 deri në shkurt 2015 në një rrugë të pasigurt drejt vendeve të pasura të BE-së, misioni i të cilit me drejtësi dhe polici i njohur »Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë« -është gjetur duke darkuar dhe festuar me politikanët shumë të korruptuar dhe grupet e krahut të krimit, të cilët, evropianët ishin të mandatuar për t’i ndjekur penalisht.

Turmat protestuese anti-qeveritare në ngjarjen e së shtunës megjithatë, janë udhëhequr nga grupet shumë të korruptuara politike, të cilët e kanë ftuar popullsinë civile në një protestë nacionaliste, në vendin më të izoluar dhe më të varfër në Evropë për të protestuar kundër një qeverie të korruptuar.

Të paktën tetë zyrtarë të policisë, dy qytetarë dhe dy gazetarë u lënduan gjatë përleshjeve të shtunën, tha zëdhënësi i policisë Baki Kelani. Forcat e sigurisë ndaluan 24 protestues tha ai gjatë një konference për shtyp, me pretendimin se ishin rreth dhjetë mijë vetë të pranishëm në protestën e së shtunës në Prishtinë, por, pamjet nga mediat vendore dhe ndërkombëtare tregojnë se shifrat e deklaruara nga policia, nuk janë objektive.

Protestuesit anti-qeveritarë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, janë përleshur me policinë në një demonstratë kundër dy marrëveshjeve të qeverisë së vendit me Serbinë dhe Malin e Zi. Protestuesit hodhën bomba-benzine dhe gurë në drejtim të oborrit qeveritar. Një pjese të ndërtesës së qeverisë iu vu zjarri, por flakët janë shuar shpejt. Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 me mbështetjen e Perëndimit, por Serbia nuk e njeh atë.

Qeveria e Kosovës u përball me një goditje anti-qeveritare dhe raportet e paverifikuara thanë se se ajo e ka mbyllur pikën e saj kufitare me Shqipërinë gjatë ditës, një veprim ky i cili shihej si një qëllim për të parandaluar ardhjen e protestuesve shqiptarë nga Tirana që mbështesin qëllimet nacionaliste të partive opozitare në Prishtinë. Policia e Kosovës ka konfirmuar se ata kanë ndaluar 42 shtetas shqiptarë në kufirin me Kosovën që po udhëtonin të shtunën në drejtim të Kosovës, por mohoi njoftimet rreth mbylljes së kufirit. Policia tha se ata janë kthyer për shkak të mungesës së dokumenteve efikase të udhëtimit për të kaluar kufirin në drejtim të Kosovës.

»Një polic ishte përfshirë në zjarr nga një bombë-benzine, por jeta e tij nuk është në rrezik«, tha zëdhënësi Baki Kelani, gjatë një konference në pasditen e së shtunës në selinë e policisë në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës, topat e ujit dhe forma të tjera fizike për të shpërndarë protestuesit e opozitës, të cilët kërkuan që qeveria të japë dorëheqjen pasi Gjykata Kushtetuese gjeti se marrëveshja me Serbinë për krijimin e një rrjeti prej dhjetë komunave me shumicë serbe, ka qenë në kundërshtim me kushtetutën e vendit, edhe pse mbështetësit e opozitës kanë këmbëngulur se ata kishin planifikuar një tubim paqësor, situata eskaloi në dhunë.

Tubimet e mëparshme të opozitës që u shpallën si “paqësore” kanë përfunduar në konfrontime me policinë dhe në aktet e dhunës, si ajo e së shtunës. Në katër muajt e fundit opozita ka ndërprerë punën e Kuvendit duke përdorur gaz lotsjellës, biber djegës, bilbila fishkëllues dhe shishe me ujë, duke kërkuar që qeveria të heqë dorë nga një marrëveshje me Serbinë dhe Malin e Zi. Trembëdhjetë anëtarët e opozitës në vend janë deri tani duke u mbajtur në paraburgim për rolet e tyre të ndryshme në veprimet penguese të punës së Kuvendit.

Tri partitë opozitare, Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK, dhe Nisma, që kanë premtuar për të ndaluar një marrëveshje të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe një marrëveshje me Serbinë për krijimin e një njësie të 10 komunave me shumicë serbe, thonë se të dy marrëveshjet shkelin sovranitetin e Kosovës. Partitë, kanë premtuar se do të përdorin çdo mjet të nevojshëm për t’i ndaluar ato. Në të vërtetë, shumë marrëveshje të tjera nuk ishin protestuar në mënyrë të konsiderueshme nga opozita në kohën e nënshkrimit të tyre, ashtu si marrëveshja e kufirit të nënshkruar me Maqedoninë në vitin 2009, e cila gjithashtu i mori territor Kosovës. Prishtina dhe Beogradi kanë bërë marrëveshje të tjera dukshëm të pafavorshme për Kosovën në vitet që i lamë pas – të tilla si nënshkrimi i Marrëveshjes së vitit 2013 në Bruksel, si dhe ajo e decentralizimit, të cilat u mbështetën në parim nga disa anëtarë kryesorë të opozitës së sotme – me opozitën që tregon pak synim serioz për të kundërshtuar veprime të tilla, si për shembull duke e ndaluar protestën e së shtunës dhe shumë protestave të tjera në të kaluarën. Megjithatë, ajo që mund të jetë si e dyshuar dhe vë në pikëpyetje angazhimin e opozitës, është se tani disa anëtarë të partive politike të themeluara nga kryekomandantë të luftës, besohet të jenë cak i një gjykate të veçantë për verifikimin e krimeve të luftës, e cila duket sikur e ka nxitur opozitën për të bllokuar Kuvendin, derisa titujt lajmërues për arsyen e veprimeve të opozitës paraqiten si një përpjekje për të kundërshtuar marrëveshjet e Prishtinës me Beogradin dhe Podgoricën, që e para legjitimon ndarjen de fakto të territorit trazuar në bregun verior të Kosovës, dhe ky i fundit thuhet se i ofron tokë fqinjit jug-perendimor të vendit, Malit të Zi.

Protestuesve të cilët ishin mbledhur në një shesh pranë Universitetit të Prishtinës dhe shumë të tjerë është raportuar se i janë bashkuar turmat nga qytete të tjera të Kosovës, ata ishin të udhëhequr nga politikanë të opozitës së vendit, të cilët janë të dyshuar për përfshirje në akte të ndryshme të krimit dhe korrupsionit. Disa nga ish-kryekomandantët e opozitës nga partitë politike si ajo e AAK-së nga Ramush Haradinaj, Nisma e kryesuar nga ish Ministri dhe Zëvendës Kryesuesi i partisë dhe qeverisë së Hashim Thaçit, zt. Fatmir Limaj, i cili [përveq disa rasteve të tjera!] ishte i njohur me një rast të zëshëm të korrupsionit si ai i skandalit të Autostradës, dhe Rexhep Selimi i partisë Vetëvendosje e cila udhëheq me koalicionin opozitarë në vend, janë të identifikuar edhe në dosjet e fshehta të NATO-s për siç thuhet »funksionimin e tyre brenda vendit, e mes tjerash edhe në disa grupe të tjera të vogla që veprojnë si fronte për klanet e krimit përmes urdhërit të ‘Kanunit

»Duket që VV dhe SKV kanë preferuar bashkëpunimin me partitë opozitare« Fitim Salihu, KPS

»Duket që VV dhe SKV kanë preferuar bashkëpunimin me partitë opozitare« Fitim Salihu, KPS

Në skenën politike në vend kanë qenë mjaft aktiv edhe Klubi Politik i Studentëve, të njohur si KPS, të cilët ndonëse e kanë vleresuar “Asociacionin” si të rrezikshëm, ata në verën e vitit të shkuar i kishin ofruar bashkëpunim partisë ‘Vetëvendosje’ që udhëheq me opozitën në vend, dhe organizatës së tyre studentore SKV, për të kundershtuar marrëveshjet Prishtinë-Beograd që po e dëmtojnë interesin e vendit. VV dhe SKV duket të kenë injoruar kërkesën e tyre. Fitim Salihu, politolog dhe anëtar i klubit shkruan se »duket që VV dhe SKV kanë preferuar bashkëpunimin me partitë opozitare.« Salihu duke treguar pse të shtunën nuk morën pjesë në protestë, ka vlerësuar se disa nga partitë opozitare organizatore nuk kanë legjitimitet të duken në organizime të tilla:

»konkretisht AAK dhe NISMA, nuk kanë legjitimitet politik për të përfaqësuar indinjaten qytetare, aq më pak që këto parti bartin faje të rënda edhe në drejtimin e negociatave dhe marrëveshjeve të mëparshme me Serbinë, pa llogaritur këtu krimin dhe korrupsionin, prej të cilave, duhet kërkuar po aq llogari sa nga partitë qeverisëse.«

Ambasadat e Perëndimore në vazhdimësi e kanë mbajtur krahun ndaj zyrtarëve qeveritarë në vend të cilët, po sipas dosjeve të huaja janë të zhytur në krim të organizuar dhe korrupsion. Për ambasadën amerikane e cila ka qenë më e zëshmja në mbështetje kryesisht të politikave qeveritare, të cilat nuk kanë përfaqësuar interesin qytetarë në vend, një qasje e tillë nuk duket të jetë e pazakontë, pasi vetë shtetet e bashkuara të amerikës janë një Oligarki siç ka ardhur në përfundim një studim i fundit nga Universiteti Princeton me Profesorin Martin Gilens dhe Universiteti ‘Northwestern’ me profesor Benjamin I. Page. »SHBA është e dominuar nga një elitë të pasurish që janë bërë të fuqishëm, duke i përdorur institucionet shtetërore,« thotë mes tjerash studimi, për të cilin shkruajnë edhe BBC dhe një artikull nga Huffington Post, të cilët citojnë ish-presidentin amerikan Jimmy Carter, duke e mbështetur studimin.

Reagimin e ambasadave të huaja Fitim Salihu nga KPS e sheh si problematik nga fakti që shumica e ambasadave të huaja marrin lirinë ta injorojnë dhe ta ofendojnë këtë indinjatë të këtij populli shkruan ai në përgjigjen e tij, duke e vënë në dukje se ambasadat e huaja janë duke u rreshtuar përkrah »qeverisë kriminale e të korruptuar,« por, ai thotë se KPS nuk mund ta trajtoj këtë qasje si serioze pasi siç shkruan ai: »Nëse e shohim historinë e Iranit, Egjiptit, etj., ambasadat e fuqive të mëdha përkrahin qeveritë vendore autokratike vetëm deri në momentin kur binden se populli nuk po i duron më diktatorët dhe e ka seriozisht në rrëzimin e tyre. Pastaj, ato heqin dorë nga mbështetja për ta. Pra, nëse protestat ia dalin ta rrëzojnë qeverinë, ambasadat do të marrin anën e atyre që e rrëzojnë atë,« shkruan Salihu, pavarësisht faktit që ndryshe ishte situata në Egjipt, kur u rrëzua qeveria e Mubarak-ut nga ‘Vëllezëria Muslimane’, të cilën ishin Perëndimi ata që mbështetën ri-ngritjen e linjës së sunduesve ushtarak në Kairo.

Arsyet për të protestuar në Kosovë janë të shumta dhe pjesëmarrja e qytetarëve të vendit në protestën e të shtunës ka qenë dukshëm e pazakontë, pavarësisht pse partitë që udhëheqin opozitën në vend, nuk kanë gëzuar një mbështetje aq serioze në rezultatet zgjedhore të vitit 2014. Sidoqoftë partitë politike në vend kanë gëzuar legjitimitet nga vetëm 42% e qytetarëve të vendit në shkallë kombëtare, në zgjedhjet e qershorit të vitit 2014. Edhe pse Beogradi ende e kundërshton pavarësinë e deklaruar të Kosovës, për herë të parë Serbia kishte inkurajuar serbët etnikë të votojnë. Zgjedhjet pasuan pas marrëveshjes së prillit të vitit 2013 që siç thuhet: »Për të normalizuar marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, si një parakusht për qëllimet e vendeve në procesin negociator, për t’u bërë anëtare të BE-së.«

»Bashkimi i trip partive, ka krijuar fuqinë sociale e motivimin për protestë!« Avni Rudaku, Sociolog, Psikolog

»Bashkimi i trip partive, ka krijuar fuqinë sociale e motivimin për protestë!« Avni Rudaku, Sociolog, Psikolog

Sociologu dhe psikologu Avni Rudaku, shkruan motivet që mund t’i kenë shtyrë një numër të pazakontë të qytetarëve, të marrin pjesë në thirrjet për protestë anti-qeveritare në vend. Ai rendit si një nga shkaqet rënien e asistencave sociale, papunësinë dhe varfërinë, korrupsionin, nepotizmin dhe luksin e zyrtarëve qeveritarë në rritje etj. Por, ai tërheq vëmendjen se masiviteti i opozitës në protestën e fundit, është bashkimi i tri partive që ka krijuar fuqinë sociale e motivimin në organizim: »bashkimi me bujqit; përkrahja e protestës edhe nga anëtarë të LDK-së kundër figurës së Isa Mustafës, pasi ai ishte bashkuar me PDK-në; bashkimi i tre ish komandantëve Haradinaj, Limaj dhe Selimi nxitën praninë edhe të veteranëve; kauza me tema nacionale si demarkacioni e asociacioni i komunave serbe; revolta e nënshkruesve të peticionit ndaj trajtimit në mënyrë përbuzëse nga Kuvendi, Qeveria e Presidentja; bllokada institucionale që i detyroi njerëzit të braktisin vendin; e kjo e fundit nga opozita në vend të Hungarisë, i solli njerëzit në sheshin e Prishtinës« shkruan ai.

Duke shtuar se: »Nëse do të kishte më herët një protestë si shenjë mllefi për dështim në UNESCO dhe vonesat në liberalizim vizash, ndoshta do të kishte më pak masivitet, sepse opozita aktuale u bë adresa e vetme e organizimit të protestave,« përgjigjet Rudaku, duke llogaritur se katalizatori i krejt këtij masiviteti janë mllefi me dy dështimet në UNESCO dhe liberalizim të vizave, deri tek marrja e përkrahjes së opozitës edhe nga verdikti i fundit i Gjykatës Kushtetuese.

HISTORIKU — Fundi i vitit 2015, solli një shfaqje komike e cila ngjalli zemërimin më të madh ndaj një shfaqje televizive ndonjëhere në 17 vitet e Kosovës së pasluftës, ajo u transmetua në televizionin KTV në prag të Vitit të Ri. Filmi i shkurtër komik ka portretizuar dy komandantë të UÇK-së [Ushtria Çlirimtare e Kosovës] të cilët planifikonin veprime të paligjshme, si ato të zaptimit të objekteve dhe institucione në Kosovën e pas luftës, duke e dërguar një bashkëluftëtar në vdekje të hershme. Komedia ka shkaktuar aq shumë zemërim sa edhe të qeshura në Kosovë, gjë që ka vënë në dukje se pavarësia e lirisë së shprehjes, mbetet një subjekt i ndjeshëm në vend. Në filmin e shkurtër, të dy komandantët urdhërojnë ekzekutimin e një luftëtari idealist, i cili është kundër planit të tyre, duke e akuzuar atë se ka bashkëpunuar me ushtrinë serbe, me ç’rast e dërgojnë atë në një fushë të minuar, si formë e ekzekutimit.

Organizatat veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe disa politikanë, kanë qenë kritikë ndaj filmit 12-minutësh i quajtur “Planit Strategjik”, i luajtur nga Stupcat, një grup që udhëheq me shfaqjet e komedisë në vend. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili është ish-kreu i shërbimit të fshehtë të partisë në pushtet, i akuzuar gjithashtu për përfshirje në shumëllojshmëri të krimeve nga dosjet e fshehta të NATO-s, ka kritikuar aktorët pas shfaqjes por, pas kërcënimeve të shumta me vdekje të lëshuara në mediat sociale, ai paralajmëroi se ata »në asnjë mënyrë nuk duhet të linçohen.«

Që nga themelimi i qeverisë së re në dhjetorin e vitit 2014, kur edhe mbi 5% e qytetarëve të vendit ishin detyruar të largoheshin nga Kosova, opozita pretendon se është duke u përpjekur që të përmbys qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa, i cili e kishte thyer koalicionin e bashkuar kundër partisë së ish-Kryeminsitrit Hashim Thaçi, duke ushqyer kështu apetitet e partive të vogla të cilat pa hezitim ishin deklaruar se: »Nuk ka qeveri Thaçi III«.

Isa Mustafa, i cili mori drejtimin e vendit nga dhjetori i vitit 2014, iu premtoi qytetarëve se do ta luftojë korrupsionin në themelet e qeverisë, ai më vonë është gjetur të jetë i përfshirë në raste korrupsioni në mesin e shumë rasteve tjera të pretenduara, siç raportojnë mediat lokale. Zëvendësi i tij, Hashim Thaçi, është akuzuar rëndë nga Këshilli i Evropës për përfshirje në krim dhe korrupsion, duke përfshirë edhe dyshimet se ka kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për shembull dyshimet për »trafikimin e organeve« gjatë luftës kundër forcave serbe të Jugosllavisë në vitin 1999.

Sipas kabllove diplomatike të rrjedhura nga Wikileaks dhe dosjeve të NATO-s në vitin 2011, përhapja gjeografike e bandave kriminale në Kosovë është e bashkërenduar së bashku me lidhjet e supozuara familjare dhe lidhjet e biznesit. Ato përfshijnë anëtarë kryesorë të partisë në pushtet PDK të udhëhequr nga Hashim Thaçi, si Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe zëvendësi i tij Xhavit Haliti, por, asnjë nga rastet ku politikanët janë të akuzuar, kurrë nuk ia doli të verifikohej nga një gjykatë, me përjashtim të pretendimeve të hapura për korrupsion të ish Ministrit të MTPT-së Fatmir Limaj, i cili ka dhënë dorëheqje nga partia në pushtet për të krijuar një parti të tij dhe për t’u bashkuar me partitë e vogla opozitare në vend.

Në një analizë për Kosovën të shkruar nga shërbimi gjerman i inteligjencës, BND, dhe një raport konfidencial i kontraktuar nga ushtria gjermane, Bundeswehr, thuhet se: »Lojtarët kyç [duke përfshirë Halitin, Haradinajn, dhe Thaçin], janë të përfshirë ngushtë në ndër-lidhjet midis politikës, biznesit, dhe strukturave të krimit të organizuar në Kosovë,« njoftoi gazeta gjermane Die Welt në vitin 2008, duke përmendur raportet e porositura nga BND dhe Bundeswehr.

Studiuesi i mediave dhe konflikteve nga Kosova Abit Hoxha, vlerëson se raporti i NATO-s nuk ishte një risi në Kosovë në kohën kur ai është gjetur.

»Risi ishte marrja e raportit si i vërtetë apo si ‘Raport i NATO-s’« shkruan ai, duke shprehur dyshimet e tija në vërtetësinë e raportit ai tutje shkruan se: »Ai raport edhe në dukje edhe në përmbajtje duket të jetë si ‘Raport i marrjes së informatave’ apo ‘Raport nga Tereni’ dhe si i tillë nuk është i besueshëm dhe nuk kualifikohet si raport i NATOs.«

NATO nuk e ka konfirmuar e as mohuar pronësinë e dosjes, e cila është botuar në media të huaja siç janë ‘The Guardian, dhe Reuters etj.

Tutje, studiuesi Hoxha, shkruan mendimin e tij lidhur me raportin e Dick Marty-t, i cili sipas Hoxhës përgjithësisht mirret me seriozitet më të madh:

»Duhet thënë se asnjë instancë ndërkombëtare nuk frikësohet të publikoj raporte të tilla, por raportet e tilla ndërkombëtare duhet të jenë mjaftë mire të bazuara në fakte!« -duke përfunduar vlerësimin e tij se raporti i NATO-s nuk i plotëson këto kushte, ngase sipas tij është vetëm raport nga tereni, duke e vlerësuar si një material të mbledhur nga ‘Thashethëmet’!

Pavarësisht pse EULEX një mision i huaj në Kosovë, është i mandatuar për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin me polici dhe gjyqësi, por sikur ka dështuar pasi është gjetur i përfshirë në këto veprimtari, studiuesi Hoxha shkruan se institucionet ndërkombëtare nuk janë të interesuara e as të thirrura të mirren me krimet e vogla dhe korrupsionin.

»Besoj se për këtë çështje si dhe zhvillimet e tjera në Kosovë, përgjegjësinë e kanë prokurorët Kosovar dhe gjykatat kosovare,« kështu tha studiuesi i mediave dhe konflikteve Abit Hoxha, i cili vë në dukje mungesën e vullnetit edhe të fuqive të huaja me mandat ekzekutiv në vend, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Fuqitë Perëndimore me forcën e tyre politike, ushtarake, policore, dhe atë të drejtësisë e kanë mbajtur të heshtur këtë akt skandaloz për mbi 16 vjet, duke i dhënë kështu krimit një besnikëri të plotë dhe duke i ofruar korrupsionit një parajsë pa ndëshkim. Këto gjetje sugjerojnë se të huajt do të vazhdonin ta bënin një sy qorr ndaj bandave kriminale në pragun e tyre, në qoftë se nuk do të kishte njerëz të ndershëm për të zbuluar raportet të cilat hapin dyshime të dokumentueshme të përfshirjes politikanëve në krimin e organizuar në vend. Gjithnjë sikur ka qenë qartë se shumë nga udhëheqësit e vendit janë të përfshirë në krim politik dhe korrupsion dhe se kjo mund të ndryshojë vetëm kur ata që janë përgjegjës nga i gjithë spektri politik, të gjykohen drejtë, e nëse pretendimet rezultojnë të vërteta ata do të vëheshin prapa hekurave; por në fakt, kjo duket e pamundur, pasi asnjë nga forcat politike në vend nuk do të jenë gjithmonë të gatshëm për të ndjekur penalisht anëtarët e kryesisë së tyre të cilët besohet se janë të përfshirë në krim; vullneti politik duket që nuk ekziston për të trajtuar problemin; megjithatë provat sugjerojnë se fuqitë e huaja kanë qenë vazhdimisht të gatshme për të mbështetur elitat e korruptuara politike në këmbim të ndikimit politik. Për pasojë nuk do të ketë përparim në vend, nëse nuk ka një klasë politike të lirë nga korrupsioni.

17 vjet pas luftës, Kosova mbetet vendi i vetëm në Ballkan banorët e së cilës duhet të pajisen me viza për të udhëtuar në shumicën e vendeve të BE-së. Në dhjetor të vitit 2015 raporti i Liberalizimit të Vizave, i Komisionit Evropian vuri në dukje se janë edhe tetë parakushte që duhet për t’u plotësuar. Udhëheqja politike ka folur për liberalizimin e vizave për çdo vit që nga viti 2008, edhe në fund të vitit 2015 -ata u thanë qytetarëve se ata prisnin një vendim të favorshëm për Kosovën, por me sa duket ata nuk e kanë pritur që BE-ja do të kërkojë ndjekjen e atyre që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion.

Kosova është vendi më i varfër dhe më i izoluar në Evropë, me politikanët milioner zhytur në krim. Një e treta e fuqisë punëtore është e papunë, dhe korrupsioni është i përhapur kudo. Papunësia e të rinjve atyre të moshës 25 dhe nën, është tre në dy të papunë, dhe gati gjysma e vlerësuar e 1.8 milion qytetarëve të Kosovës, konsiderohen të jetojnë në varfëri. Nga dhjetori 2014 deri në shkurt 2015, rreth pesë për qind e popullsisë u detyruan të largohen nga vendi në një përpjekje për të gjetur një jetë më të mirë, studime dhe punë më dinjitoze, duke marrë rrugën e pasigurt drejt vendeve më të pasura të BE-së.

Gati tetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova nuk është një republikë e pavarur me të drejta të plota, shumica e shteteve e kanë njohur atë si vend, pasi deklarata e pavarësisë nuk ishte ratifikuar në parlament dhe nuk ishe shënuar në gazetën zyrtare. Deklatrata, nuk ishte bërë në emër të institucioneve të Kosovës, të njohura si IPVQ [Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse të Kosovës] siç saktëson vendimi [par 102; 109] i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si dhe siç vlerëson profesori i të Drejtës Ndërkombëtare dhe Studimeve Kushtetuese Ndërkombëtare, në Universitetin e Kembrixhit, Marc Weller në librin e tij ‘Shtetësia e Kontestuar’, f 488; 489.

Përpjekja e BE-së për të ndikuar pozitivisht Kosovën është dobësuar në mënyrë të konsiderueshme [në qoftë se nuk ka dështuar plotësisht!], pasi disa prej zyrtarëve të saj të lartë në kuadër të Misionit të saj për sundim të Ligjit në Kosovë [EULEX], kanë qenë të akuzuar për përfshirje në të njëjtin veprim kriminal, të cilin ata kanë qenë të mandatuar për të luftuar në përpjekje të përbashkëta me institucionet lokale.

Kosova, e cila është e banuar me shumicë shqiptare, shpalli pavarësinë nga Serbia me mbështetjen e Perëndimit në vitin 2008, pothuajse një dekadë pas sulmeve ajrore të NATO-s, të cilat dëbuan forcat e sigurisë Serbe të jugosllavisë, të cilët ishin akuzuar për vrasjen dhe dëbimin e civilëve shqiptarë gjatë operacioneve të tyre kundër një kryengritje të armatosur në vitet 1998- ’99. Njeriu i fortë i Beogradit Sllobodan Millosheviq, i mbijetoi një gjykimi të mundshëm për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit në të gjithë Gadishullin e Ballkanit, pasi thuhet se ai vdiq gjatë procedurës verifikuese në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi me seli në Hagë. Serbia dhe pasardhësit e Millosheviqit [shokët e tij!], të cilët kishin luajtur një rol të rëndësishëm në spastrim etnik, vrasje masive dhe masakrimin e civilëve të pafajshëm e të pambrojtur në Jugosllavinë e atëhershme, u shpërblyen me lirinë e lëvizjes në të gjithë tokën evropiane, me një autoritet të vazhdueshëm fuqiplotë në politikën rajonale të Evropës Juglindore, duke mos e humbur kontrollin territorial dhe ndikimin politik mbi dy vendet e fundit [Bosnja e Hercegovina dhe Kosova], të cilat synojnë të pavarësohen plotësisht nga ajo, e cila i ka trashëguar territoret nga ish-Jugosllavia.


Fotografia e Kopertinës: Policia u përlesh në janarin e vitit 2015, me një turmë prej rreth 2.000 protestuesish, të cilët u mblodhën në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, për të thirrur për shkarkimin e një ministri serb. Protestuesit e akuzojnë ministrin se i kishte fyer viktimat shqiptare të luftës, të cilat kishin kundërshtuar ardhjen e Pelegrinëve serb në Gjakovë. Gazi lotsjellës ishte përdorur për të shpërndarë protestën. Trazirat janë në vazhdim e sipër. Policia përdori dhunë edhe ndaj personelit të mediave. [Foto: ©VXPictures.com]


btn_donateCC_LGNëse ju e vlerësoni këtë artikull, ju lutem konsideroni duke bërë një donacion për të mbështetur përpjekjet tona profesionale për gazetari kualitative. Fondet do të përdoren për të mbuluar kostot e aktiviteteve tona profesionale.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s